Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përfundon në përrua

394
Sigal

Një aksident automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme në Gjirokastër.

Drejtuesi i mjetit “Nissan Micra” me targa AA271 dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përfunduar në përrua.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e aksidentit.