Aksidentohet me makinë këngëtarja shqiptare në Tiranë

359
Sigal

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, është përfshirë në një aksident pasditen e sotme.

Në aksidentin e ndodhur në kryeqytet bëhet me dije se artistja nuk ka pesuar lendime, por ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia që po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Deri tani këngëtarja nuk ka reaguar ende rreth ngjarjes.