Aksident në Fier, makina merr përpara motorin, një i plagosur

81
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë QTU, në Fier. Një automjet tip ” Benz” ka përplasur një motor.

Si pasojë e përplasjes nga makina ka marre plagë drejtuesi i motorit që është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Ndërkohë si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks rrugor.