Aksident në Durrës, automjeti përplaset me trafikndarësen dhe kthehet përmbys

491
Sigal

Mbrëmjen e sotme një automjet është përfshirë në një aksident, në unazën Shkozet-Plepa.

Një automjet është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer në një anë në mes të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime, ndërkohë që mësohet se ka dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë mund të jenë bërë shkak për aksidentin.