Aksident në Durrës, 20-vjeçari përplas me makinë këmbësorin

156
Sigal

Një 20-vjeçar ka aksidentuar me makinë një këmbësorë sot në Durrës. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur një 76 vjeçar i cili ndodhet në spital.

“Rreth orës 18:55, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasi S.B., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin V. A., 76 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.