Aksident në aksin Ballsh-Fratar, autoboti me naftë del nga rruga, bllokohet qarkullimi

88
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur ‘Ura e Kashit’.

Dyshohet se në rrugë është derdhur vaj ulliri dhe kjo ka bërë që një autobot që transportonte naftë të dalë nga rruga dhe të bllokojë rrugën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit qarkullimi është ngadalësuar qarkullimi. Automjetet janë bllokua në trafik, pasi aksi rrugor është tepër i frekuentuar pasi lidh qytetin e Ballshit me disa fshatra të Mallakastrës.

Aksident në aksin Ballsh-Fratar, autoboti me naftë del nga rruga,