Aksident me pasojë vdekjen e një personi në Dibër

336
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kastriot-Arras në Dibër.

Burimet bëjnë me dije se një 26-vjeçar me iniciale L.Gj. ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip “Opel” dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Nga përplasja e fortë ka marrë dëmtime të rënda pasagjeri M.B. rreth 34-vjeç i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësorë në spital. Policia po heton për të mësuar shkaqet e plota të kësaj ngjarje.