Aksident i trefishtë, 7 të plagosur, të lënduarit ende në rrugë në pritje të autoambulancës

437
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në autostradën Tiranë-Fushë Krujë.

Tre automjete mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Dritas.

Për pasojë 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësojet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në tokë, në pritje të autoambulancës që po vonon.