Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, lëndohen 3 gra dhe një fëmijë

436
Sigal

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Patosit mesditën e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stadiumit ‘Alush Noga’

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në momentin që në stadium po zhvillohej ndeshja Albpetrol-Memaliaj.

Automjeti tip Mercedes Benz me dy pasagjere femra dhe një fëmijë 2 vjeçar që drejtohej nga një drejtuese femër, është përplasur me një mjet tip Seat. Për pasojë mjeti tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parkim aty pranë, ndërsa automjeti tjetër është përplasur me rrethimin e stadiumit.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar tronditje tre femrat dhe fëmija dy vjec që udhëtonte me to në mjetin Mercedes Benz si dhe lëndime të lehta ka pësur edhe drejtuesi i automjetit tip Seat.

Mësohet se tifozët, të cilët ishin duke ndjekur ndeshjen Albpetrol- Memaliaj, kanë dalë nga stadiumi për tu dhënë ndihmë e parë të lë nduarve. Edhe pse përp lasja nuk ka qenë e fortë, tre gratë dhe fëmija i mitur janë shoqëruar drejt Spitalit Rajonal Fier për ekzaminime.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur unifromat blut, të cilat po punojnë për të gjetur edhe shkaqet e aksidentit