Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Elbasan- Tiranë, ku drejtuesi i tij ka mbetur i plagosur.

Si pasojë e shpejtësisë, një mjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Mjeti ka mbetur i varur në anë të rrugës.

Shoferi është nxjerrë nga makina dhe është dërguar për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast të rëndë.