Aksident i rëndë në Përrenjas/ Humb kontrollin e mjetit, vdes shoferi, plagoset pasagjeri

228
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari është regjistruar sot në Përrenjas. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Z.S., 43 vjeç, banues në Përrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar një pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.