Avokati i Popullit prezanton draft- raportin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës 2015

497
Sigal

Gazeta Telegraf/


 Avokati i Popullit, në bashkëpunim me OSBE-në organizuan një tryezë të
rrumbullakët. 
(Auditorium) mbi situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar
nga liria në institucionet shtetërore gjatë vitit 2015, pasi 
mbipopullimi nëpër institucionet e paraburgimit dhe ato të ekzekutimit të vendimeve penale përbën shqetesim

 AP: Shkelje flagrante, trajtimi i personave për të cilët nga gjykatat është vendosur masa “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm” në Institucione penitenciare e Spitale Psikiatrike 

 

AP: Rekomanduam mbylljen IEVP Krujë, si një institucion i cili nuk përmbush standardet

 

Në këtë auditorium u prezantua draft-Raporti i Mekanizmit Kombëtar të
Parandalimit të Torturës (MKPT) përgjatë vitit 2015, pas kontrolleve dhe
monitorimeve në: Institucionet penitenciare; Komisariatet e Policisë dhe
Drejtoritë e policive Vendore; Spitalet psikiatrike; Qendrat Rezidenciale te te
huajve, të azilkërkuesve dhe personave të trafikuar; Bazat dhe Repartet
ushtarake; Pikat kufitare. Ky  raport pas një diskutimi të gjerë me
partner të shoqërisë civile, bashkëpunëtorë dhe aktorë të fushës do t’i
dërgohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.  

 

Shqetësimet e ngritura në raport lidhen me situatën e mbipopullimit në
Qendrat e Vuajtjes së Dënimit, me trajtimin në mënyrë të paligjshme të
personave me sëmundje mendore, të cilët nga gjykatat kanë marrë vendime për
“mjekim të detyruar”; keqtrajtime apo forma të tjera dhune në IEVP, si dhe
pengimin në disa raste të punës së ekspertëve të Avokatit të të Popullit, gjatë
hetimit të këtyre rasteve të ushtrimit të dhunës.     

 


këtë Auditorium mori pjesë edhe Zv. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri,
z. Robert Wilton, si dhe zv. Ministri i Drejtësisë z. Eridian Salianji,
përfaqësues të shoqërisë civile si dhe drejtues e specialistë të drejtorisë së
burgjeve, etj. Kjo tryezë e përbashkët pune dhe diskutimi mbahet përmes
mbështetjes financiare të Mbretërisë së Danimarkës për institucionin e Avokatit
të Popullit në Shqipëri.   

 

Në fjalën e tij, Avokati Popullit, z. Igli Totozani, fillimisht vlerësoi
bashkëpunimin me ministrin aktual të Drejtësisë z. Ylli Manjani, duke theksuar
se ndryshe nga më parë ka një vullnet pozitiv për zgjidhjen dhe kapërcimin e
problemeve të konstatuara.

 

 

Pjesë nga fjala e Avokatit të Popullit z. Igli Totozani në  tryezën e
rrumbullakët mbi situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga
liria në institucionet shtetërore gjatë vitit 2015:

   
 

 

“Institucioni i Avokatit te Popullit në rolin e Mekanizmit Kombëtar për
Parandalimin e Tortures ka intensifikuar veprimtarine e tij monitoruese në
komisariate policie, burgje dhe paraburgime, qendra të hapura apo të mbyllura
dhe spitale psikiatrike  duke zhvilluar një volum të konsiderueshëm pune
në mbrojtjen e të drejtave dhe trajtimit të personave të privuar nga liria ne
institucionet shtetërore.

 

Kam
bindjen se ndajmë të njëjtin opinion kur konstatojmë  përgjegjësinë e 
përbashkët institucionale  dhe ligjore në  respektimin e të drejtave
të këtyre personave dhe përpjekjet për përmirësimin e  kushteve dhe
trajtimin dinjitoz të tyre.  Dhe pikërisht ky është qëllimi I këtyre
inspektimeve periodike dhe tematike, që MKPT  i kryen në partneritet me
organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë multidisiplinorë.