Saimir Tahiri: Policia e shtetit me makina elektrike, në të njëjtin hap me policitë e Europës

481
Sigal

Deklarata e  Ministrit Tahiri

 

Gazeta telegraf/ Në ceremoninë e prezantimit të
projektit të makinave elektrike, që do të vihen në shërbim të policisë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk la pa permendur se, 
“Fronti i së keqes ka shkuar përtej SHQUP, në segmente të caktuara të medias”, por  për Tahirin përballja është shenjë se policia po ecën në drejtimin e duhur të
luftës kundër krimit, një luftë që nuk luftohet në një ditë.

 

Saimir
Tahiri
: “Jam
shumë i bindur se sot ka pak nga ata që mendojnë se fronti i të keqes është
brenda SHQUP. Ka shkuar shumë më tej ka shkuar në segmente të caktuar të
medias, madje dhe “burime të prokurorisë” janë bërë si qytetari digital. Edhe
sot mbase e gjejnë diçka për të synuar për të bërë pis punën e policisë së
shtetit. Mesiguri do të dalë ndonjë portal apo një konferencë e SHQUP për të
hedhur pak baltë, kjo është shenjë e mirë e dëshpërimit se nuk kanë bërë dot
atë që bëjmë ne dhe nuk kanë si pajtohen me rezultatet tona”

 

Policia me
makina elektrike

Ministri
tha se e bën policinë shqiptare një ndër 5 policitë e Europës që përdorin një
flotë me  makina elektrike, që nuk përdor karburant dhe shpenzojë shumë
pak, “më pak
se një kafe në ditë në mes të bllokut”,
 siç tha
Tahiri duke shtuar “120 lekë të vjetra për 100 km ndërsa një makinë normale
shpenzonte deri në 3 mijë lekë. Duan shumë pak mirëmbajtje. Emetimet nga
këto makina janë zero