BERAT/ Aksidentoi katër persona, policia arreston drejtuesin e mjetit (Emri)

277
Sigal

Policia e Beratit ka arrestuar shoferin e mjetit tip “Benz”, i cili u përfshi mbrëmjen e kaluar në një aksident në qendër të qytetit. Uniformat blu bëjnë të ditur se është prangosur Ergys Petro.

Ky i fundit në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, duke drejtuar mjetin tip Benz, doli nga rruga dhe u përplas me një dyqan elektroshtëpiakesh.

Për pasojë mbetën të lënduar edhe katër kalimtarët të rastit, të cikët ishin duke shëtitur. Gjithahstu i lënduar mbeti edhe pasagjeri që ndodhej në mjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ergys Petro, pasi më datë 22.08.2021, në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dyqan elektroshtëpiakesh.

Pët pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.K., L.R., T.R., A.V., të katër banues në Arrëz, Memaliaj si dhe pasagjeri i cili ndodhej në mjet shtetasi R.S., banues në Berat. Shtetasi L.R., është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.