Ja si të studioni dhe punësoheni në Gjermani

503
Sigal

Si të studioni Mjekësi në Gjermani

Ata ose ato, të cilat kanë studiuar për mjekësi në Gjermani mund të ushtrojnë profesionin e mjekut në tërë Europën.

Studimi i mjekësisë në Gjermani përmban shumë kërkesa dhe sfida mirëpo kjo ju jep juve një rast të jashtëzakonshëm për të ardhmen tuaj. Profesioni i mjekut është një profesion që shoqërohet me shumë përgjegjësi dhe ka sfida dhe rregulla të ndryshme për të arritë deri te qëllimi përfundimtar dhe kjo varet shumë nga studimet se si i keni përfunduar. Studimi i mjekësisë në Gjermani varet shumë edhe nga rregulloret e aprovuara për mjekësi. Këto rregulla mbështetin  ‘njohuritë bazike, aftësitë dhe njohuritë në të gjitha lëndët kryesore” kështu që përmban përkujdesje obligative shëndetësore për popullatën gjermane. Kushtet kryesore për studimin e mjekësisë bazohen në rregulloret e përgjithshme të universiteteve që të kenë të përfunduar maturën ose ndonjë diplomë te ngjashme jashtë vendit. Gjithashtu egziston edhe vlerësimi krahasues (numerus clausus) në Gjermani që do thotë një mesatare e notave, e cila duhet të plotësohet. Vendet e studimeve do të përcaktohen varësisht nga nota mesatare dhe do të vlerësohen nga vetë institucioni. Përkrah notës mesatare dhe maturës ka edhe kërkesa të tjera në mënyrë që ju të studioni mjekësinë. Testimi për drejtimet mjekësore, testi për gjuhën terminologjike mjekësore do të kërkohet nga disa universitete. Në këtë test do të verifikohen njohuritë, përvoja dhe njohuritë e domosdoshme për studime.Testimi duhet të aplikohet dhe realizohet në njërin nga universitetet që testimi është akredituar. Studimet zgjasin së paku 12 semestra e tre muaj dhe është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën paraklinike dhe në pjesën klinike. Në pjesën e parë është e domosdoshme njohuria bazike teorike, kurse në pjesën e dytë pikërëndesa është në pjesën praktike. Në pjesën e dytë është obliguese absolvimi njëvjeçar praktik në të cilën do të vlerësohen aftësitë e studentëve të tejkalimit të punëve dhe ngarkesave ditore në spital. Në përgjithësi edhe në pjesën e parë është e nevojshme njohuria praktike me të cilën do të dëshmohet profesionalizmi praktik në trajtimin e pacientëve. Në bazë të kësaj jeni të obliguar t‘u nënshtroheni dy provimeve dhe të cilët përbëhen nga pjesa me shkrim dhe në pjesën praktike dhe me gojë. Për një leje për mjek dhe marrjen e titullit doktor është e nevojshme edhe diplomimi kjo në mjekësi që zgjat përafërsisht dy semestra në kohë të plotë. Eshtë e mundur që përkrah studimeve të mund të përgatitni edhe temën e diplomës. Bazuar në ridizajnimin e studimeve në bachelor dhe master ka ndryshime në drejtimet e ndryshme. Disa universitete mbesin në sistemin e vjetër dhe që gjatë studimeve të bëhet komplet dhe pjesa tjetër realizohet brenda studimeve. Disa universitete kanë bërë ndryshime dhe janë reformuar në bachelor dhe master. Me diplomën e bachelor-it ka mundësi të punoni në profesion mirëpo aktiviteti juaj si mjek nuk është i lejuar. Për arsye që reformimi është ende risi dhe ende nuk dihet përfundimisht se çka mund të punoni me diplomën e bachelor-it. Për studentët e huaj është e rëndësishme që njohuritë gjuhësore dhe ato për testin e mjekësisë të jenë në nivelin e kërkuar. Ka mundësi që studimi i mjekësisë në Gjermani të realizohet edhe në gjuhën angleze. Ata të cilët arrijnë të përfundojnë studimet e mjekësisë në Gjermani dhe të marinr titullin e doktorit është një e arrirë e madhe për karrierën tuaj dhe një hap vendimtar për të ardhmen tuaj. Ata ose ato, të cilët kanë studiuar mjekësinë në Gjermani mund të ushtrojnë profesionin e mjekut në tërë Europën. Pas një kohe të caktuar dhe përvojës tuaj në profesion ju mund të angazhoheni në të gjitha vendet edhe jashtë vendeve Europiane pa ndonjë problem të veçantë.

Puna dhe sigurimi social në Gjemani

A mundem unë si student i huaj të punoj në Gjermani ?

Shumë klienta tanë dëshirojnë që gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani edhe të punojnë. Disa të cilët dëshirojnë të realizojnë një praktikë profesionale dhe disa  të tjerët që ju nevoiten paratë. Me rëndësi është që të realizohet gjatë studimeve. Gjithashtu për vlerësimin e obligimeve sociale është me rëndësi që studenti të jetë i “rregullt” dhe të jetë i regjistruar. Vetëm një regjistrim në këtë rast nuk mjafton. Studimet do të duhej të jenë primare dhe studenti më shumë do të duhej t’i përkushtohej studimeve. Gjatë semestrit koha javore që guxoni të kaloni në punë është maksimal 20 orë. Përjashtime në këto raste mund të jenë kur punohet gjatë uikendeve ose orët e pasdites dhe në mbrëmje. Tjetër kohë mund të jetë në kohën kur ndërmjet semestrave nuk jeni të ngarkuar me ligjërata dhe në këtë rast nuk vlejnë kufizimet kohore. Sipas rregullave për të huaj studentët mund të punojnë. Koha për punë është e kufizuar në 120 ditë ose 240 gjysëm ditë. Kjo nuk vlen gjatë parapërgatitjes në vitin e parë të qëndrimit. Për këtë shqiptoni ligjin për qëndrimin e të huajve respektivisht § 16 Abs. 3 .

Kur vlen sigurimi social ?

Nëse gjatë semestrit nuk do të punoni më shumë se 20 orë nuk vlen obligimi i sigurimit social për sëmundje, përkujdesje dhe papunësi. Në sigurimin pensional nuk vlen përderisa shuma e përfituar mujore nuk kalon 450 Euro. Shuma obligative do të ndahet përgjysmë nga ana e punëmarrësit dhe punëdhënësit. E njëjta rregull vlen edhe atëherë kur studenti punon gjatë kohës së pushimeve dhe në këtë rast nuk vlen rregulla e 20 orëve. Nëse gjatë semestrit do të punohet më shumë se 20 orë atëherë do të vlejnë rregullat e sigurimit social. Atëher puna e rregullt është e përkufizuar në maksimum 2 muaj apo e rregulluar në atë mënyrë që do të punohet vetëm uikendeve apo gjatë mbrëmjeve. Nëse gjatë një viti ( 365 ditë) realizohen punë të ndryshme me një kohë punuese më shumë se 20 orë dhe përgjithësisht më shumë se 26 javë atëherë studenti teknikisht nga sigurimi social kalon në punëmarrës. Statusi i studentit bije dhe hyn në fuqi obligimi i sigurimit.

Punët e vogla për studentët e huaj.

Punët e vogla shpeshherë quhen edhe si 450 Euro punë. Te punët e vogla të ardhurat janë të përcaktuara. Të ardhurat duhet patjetër të jenë nën 450 Euro në muaj. Shumë me rëndësi është që gjatë kombinimit të të ardhurave gjatë punësimeve të mund të llogariten në mënyrë të përbashkët për sigurimin social. Nëse do të kalohet kufiri prej 450 Eurove atëherë nuk ka të bëjë më me një punë të vogël. Nëse edhe më tutje studimet janë në prioritet atëhere është obligative vetëm sigurimi pensional të paguhet. Nëse studenti ka sigurim shëndetësor sipas ligjit atëherë punëdhënësi duhet të paguajë në sigurimin shëndetësor dhe pensional. Te personat që sigurojnë shëndetin privat apo përmes DR-ËALTER në kuadër të kornizës të sigurimit shëndetësor në udhëtim atëherë punëdhënësi nuk është i obliguar të paguajë për sigurim shëndetësor.

Praktika gjatë studimeve

Gjatë studimeve do të realizohet edhe praktika që është e paraparë për realizimin komplet të provimit dhe sipas rregullave të punës gjithmonë është i liruar nga sigurimi social. Si dëshmi për punëdhënësin do të shërbejë vërtetimi që studenti është i regjistruar. Nëse është fjala për një praktikë të pa paraparë, por që ndihmon në qëllimin e studimeve dhe do të vlejë rregulla nën 450 Euro gjithashtu vlen lirimi nga sigurimi social. Duhet në këtë rast të përcaktohet përmbyllja e studimeve si për shembull provimi i fundit dhe nuk do të paguhet më tutje. Një praktikë para apo pas studimeve nuk llogaritet në një praktikë që lirohet nga sigurimi social.

Si e marr numrin social gjegjësisht letërnjoftimin  social ?

Personat, të cilët fillojnë të punojnë në Gjermani për herë të parë, ju nevojitet një letërnjoftim social. Kjo kryesisht vlen për studentët e huaj. Letërnjoftimi social duhet të kërkohet nga punëdhënësi i parë. Te punët e vogla kërkesën e parashtroni te qendra për punë të vogla, kurse një i punësuar me obligime të sigurimit social te një qendër ligjore siguruese për shëndetësi. Punëdhënësi pranon një numër social dhe më pastaj punëmarrësi e pranon letërnjoftimin social përmes postës. Letërnjoftimi social vlen për tërë jetën dhe duhet të ruhet.