Aksident i katërfishtë pranë Tiranës, rruga kthehet në skenë lufte

417
Sigal

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Maminasit.

Sic shikohet edhe nga pamjet në terren, përplasja ka qenë aq e fortë sa mbetjet e makinave të dëmtuara janë përhapur në të gjithë rrugën.

Për fat të mirë nga ky aksident megjithë pamjet e forta të shkatërrimit, nuk ka persona të lënduar rëndë.

Sipas Hartës Dixhitale të Aksidenteve Rrugore, në vendin e quajtur Mapei në Shijak, mjeti tip “Audi” me targa AA898TJ me drejtues Gramoz Meminaj, mjeti tip “Ford” me targa AA926YJ, drejtues Ylli Veizaj, mjeti tip “Benz” me targa AA371MR me drejtuese Suzana Aga dhe mjeti tip “Benz” me targa AA 599 UD me drejtues Altin Vrapin janë përplasur me njëri-tjetrin.