Moti i keq, policia e Elbasanit nuk lejon asnjë makinë pa zinxhirë dhe goma dimërore në disa akse

Policia Rrugore Qarku Elbasan nuk lejon asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë apo goma dimërore në disa akse.

Konkretisht zinxhirët dhe gomat dimërore janë të detyrueshme në akset Elbasan- Gjinar, Elbasan Qafë Thanë, Elbasan- Fushë Studen.

NOA

Këto masa vijnë për shkak të reshjeve të dëborës në këto zona dhe për të rritur sigurinë rrugore.