AKSHI “gllabërues” fondesh/ Godet Mirlinda Karçanaj, shpenzon 2.6 mln. euro për një regjistër elektronik për administratën që egziston

193
Sigal

Sipas dokumenteve firma fituese do të marrë 2 miliardë lekë vetëm për implementimin e këtij sistemi, kur në fakt ekziston një regjistër i tillë elektronik. Ndërsa 1 miliard të tjera do t’i fusë në xhep për mirëmbajtjen e tij, se nuk i mjaftojnë specialistët që paguan AKSHI për këto çështje.

Shefja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj vazhdon të firmosë shpërdorime fondesh të mëdha. Institucioni i saj blen SMS nga një kompani që nuk është e licencuar për celularë, rinovon të gjithë kompjuterët, harxhon për fleta formati, mobilon zyrat, përditëson sistemet, ndërton platforma që shërbejnë për hiçgjë dhe shpërbëhen nga hakerat me sulmin e parë!

Tenderi i fundit është absurd: Karçanaj do të shpenzojë 2.6 milionë euro për një regjistër që i duhet Administratës Publike.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësimi i regjistrit qendror të personelit”, për Departamentin e Administratës Publike, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Epo tani jemi në kohë zgjedhjesh dhe priten ndryshime në Administratë, prandaj dhe AKSHI po siguron një sistem të ri të regjistrit elektronik.

Sipas dokumenteve firma fituese do të marrë 2 miliardë lekë vetëm për implementimin e këtij sistemi, kur në fakt ekziston një regjistër i tillë elektronik. Ndërsa 1 miliard të tjera do t’i fusë në xhep për mirëmbajtjen e tij, se nuk i mjaftojnë specialistët që paguan AKSHI për këto çështje.

Kështu, për një regjistër, në xhepat e miqve të Karçanajt do të xhirohen 3 miliardë lekë ose mbi 2.6 milionë euro. Fituesi do të shpallet me 22 maj 2023 dhe do të përfitojë para për këtë regjistër deri në vitin 2025.

Përveçse është një vjedhje e pastër, sepse regjistri është në funksionim, ky tender ngre dyshime se Rama ka në plan ta zgjerojë sërish Administratën, sikur ndodh në çdo herë që ka zgjedhje.

Kujtojmë se në vitin 2021, qeveria Rama bëri planin për të çuar në 84 mijë e 82 punonjës ose 333 punonjës më shumë se në 2021. Dhe ashtu ndodhi në vitin që lamë pas numri i punonjësve buxhetorë rezultoi më i lartë në 5 vitet e fundit. Që nga 2018 listës së personave që paguhen nga taksat e qytetarëve i janë shtuar 2 mijë e 329 punonjës.

Shtimi i punonjësve të administratës në këtë nivel vjen në një kohë kur në buxhet nuk parashikoheshin të shtoheshin më tepër se 200 punonjës mesatarisht në vit. Ndërsa, konstatohet se rritja më e madhe e punonjësve në ministrinë e jashtme është me 43 punonjës më shumë. Ndërkohë më minimale janë shtesat në ministritë, të cilat kanë më shumë nevojë duke marrë parasysh problemet me të cilat po përballet vendi si dhe pandeminë.

Në ministrinë e Shëndetësisë janë shtuar vetëm 21 punonjës. Ndërkohë në ministrinë e Drejtësisë janë shtuar 17 persona më shumë . Edhe institucioni i Kryeministrisë do të ketë 10 persona më tepër staf, nëse e krahasojmë me vitin 2021.

Kjo fryrje e administratës është një skemë e Rilindjes për të kënaqur militantët dhe për t’i pajisur me status nëpunësi në prag të zgjedhjeve. Në këto kushte e meriton administrata një regjistër të ri nga Karçanaj!