AK kundër pranimit të refugjatëve sirianë: Shqipëria s’ka kapacitet ekonomik për ti strehuar

486
Aleanca Kuq e Zi është shprehur sot kundër pranimit të refugjatëve sirianë nga ana e shtetit shqiptar. Në një deklaratë për mediat, AK thotë se Shqipëria s’ka kapacitet ekonomik për të strehuar azilantët dhe se shteti është i paaftë të kontrollojë dot futjen e trafikantëve duke sjellë kështu rrezik për stabilitetin e rajonit. “Shqipëria s’ka kapacitet ekonomik për të strehuar mijëra azilantë. Shqiptarët s’mund të paguajnë taksa për azilantë sirian. Shteti shqiptar është i paaftë të parandalojë futjen e terroristëve. Shqipëria mund të jetë rrezik për stabilitetin në rajon dhe Europë”, deklaron AK.

Por AK shkon edhe më tej duke arsyetuar qëndrimin e saj, duke theksuar se qeveria shqiptare nuk siguron kthimin e azilantëve shqiptarë. “Shqipëria ka 2 milion emigrantë që braktisën Shqipërinë. Qeveria nuk garanton të drejtat as për sirian, as për shqiptar. Vendimi për azilantë, servilizëm i Ramës ndaj BE”, thekson AK. Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama, nga Brukseli ku merrte pjesë në samitin për krizën e refugjatëve tha se” me ardhjen e dimrit ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt vendeve të Ballkanit dhe se Shqipëria do të marrë përgjegjësitë e saj”.
Sigal