Tiranë, kryefamiljari tenton të vras veten dhe bashkëshorten, policia e shpëton

509
Një 54 vjeçar nga Tirana në gjendje të rënduar psiqike mëngjesin e sotëm ka nxjerrë armën për të vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka tentuar të vrasë edhe vete. Skena është parë nga vajza e familjes e cila ka qëndruar pranë të atit Besim Pengili duke mos e lejuar kështu të vetëvritej.Në vengjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe specialistë të RENEA-s të cilët pasi kanë negociuar me 54 vjeçarin e kanë shoqëruar në komisariat
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Jordan Misja në kryeqytet. Vajza e familjes me inicialet S.K 26 vjeç ka qënë pranë të atit në momentin që ai ka dalë nga shtëpia pasi ka kërcënuar gruan, ndërkohë që së bashku me policinë kanë bërë të mundur parandalimin e krimit. Në cilësinë e provës material policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip automatik me të cilën Besim Pengili do të kryente krim të dyfishtë 
Sigal