Riatdhesohen nga Gjermania 365 persona, që iu refuzua azili

479
Gjermania do të ktheje në Shqipëri brenda dy ditëve 365 persona të cilëve u është refuzuar statusi i azilantit. Në një njoftim të ambasadës gjermane në Tiranë bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme do të riatdhesohen 162 persona, ndërsa të mërkurën 203 të tjerë. Pak ditë më parë, qeveria gjermane bëri të ditur se do të përdorë dhe avionët ushtarakë për të dëbuar azilkërkuesit. Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU) nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të avionëve “Transall”, që nuk është avion për transport njerëzish.
Zëdhënësi i Angela Steffen Seibert ka deklaruar se riatdhesimi i personave të cilëve u është refuzuar statusi i azilantit është çështje prioritare. ​Një plan i tillë kundër azilkërkuesve është kundërshtuar nga opozita. Ata e cilësojnë jo kushtetuese dhe kundër principeve humanitare. Avioni “Transall” nuk është një avion pasagjerësh, por avion transporti pajisjesh. Me një avion të tillë mund të transportohen 50 deri në 60 persona. Ndërsa avioni tjetër ushtarak “Bundeswehr” që shërben për transport trupash mund të transportoi deri në 200 persona. 
Sigal