Studimi i ri: Koronavirusi mund të shkaktojë probleme neurologjike, hunda dhe enët e gjakut e çojnë virusin në tru

326
Sigal

Pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë botën nuk shkakton vetëm probleme në frymëmarrje, por edhe neurologjike. Një studim ka zbuluar mënyrën se si virusi mund të arrijë në trurin e njeriut pasi thithet përmes hundës dhe më pas mbetet në mukusin e saj.

Kjo është prova e arë që tregon se koronavirusi mund të infektojë neuronet e trurit përmes rrugës mukozale. Një në tre pacientë raporton simptoma të tilla si humbja e nuhatjes ose shijes, dhimbje koke, lodhje, marramendje dhe të përziera.

Materiali gjenetik i koronavirusit ishte i pranishëm në sasitë më të mëdha në mukusin e zgavrës së hundës, por proteinat spike të SARS-CoV-2 – të cilat dalin nga virusi dhe kapen në receptorët njerëzorë për të infektuar qelizat – u gjetën gjithashtu në tru, shkruan Daily Mail.

Dr Frank Heppner, bashkëautor i studimit nga Charité – Universitätsmedizin Berlin, thotë: “Sapo të hyjë në mukozën e nuhatjes, virusi duket se përdor lidhje neuroanatomike, siç është nervi nuhatës, për të arritur trurin.”

Shkencëtarët në Gjermani kryen autopsi në 33 pacientë që vdiqën nga Covid-19 dhe studiuan mukusin në pjesën e prapme të hundës mbi gojën ku fyti bashkohet me zgavrën e hundës si dhe mostrat e indeve të trurit.

“Të dhënat tona sugjerojnë që virusi lëviz nga njëra qelizë nervore në një tjetër, në mënyrë që të arrijë trurin. Është e mundshme, megjithatë, që virusi të transportohet edhe përmes enëve të gjakut, pasi prova e virusit u gjet gjithashtu në muret e enëve të gjakut në tru”, shpjegon Dr Helena Radbruch, një nga akademikët që ka punuar në studim.