Forcat e sigurisë në Turqi, arrestojnë 30 militantë të Shtetit Islamik

445
Forcat e sigurisë në Turqi kanë bërë të ditur se kanë arrestuar 30 militantë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) në qytetin Konia. Bastisja sot është bërë një ditë pasi forcat turke kanë vrarë shtatë militantë të dyshuar dhe kanë arrestuar 12 të tjerë në qytetin Diarbakir, në rajonin kurd të vendit.

Dy policë janë vrarë në këtë përleshje. Autoritetet turke kanë intensifikuar operacionet kundër militantëve të Shtetit Islamik, pas sulmeve vetëvrasëse në Ankara, më 10 tetor, në të cilat kanë humbur jetën mbi 100 persona.
Sigal