Damian Gjiknuri: Synimi i Partisë Socialiste është i qartë, fitore në të gjitha bashkitë në zgjedhjet vendore të 14 Majit

108
Sigal

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur në një takim me strukturat e kësaj partie në Peqin në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 14 Majit. “Në Peqin ku zhvillova një takim me strukturat e Partisë Socialiste, sekretarët organizativ, sekretarët ekzekutiv dhe koordinatorët” ,-shkruan Gjiknuri. Numri dy i Partisë Socialiste shprehet se ekipi ka nisur punën në funksion të realizimit të objektivave elektoralë. Në publikimin e tij Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit ka folur edhe për synimet që ka Partia Socialiste në këto zgjedhje. “Synimi i Partisë Socialiste është i qartë, fitore në të gjitha bashkitë e Qarkut Elbasan në zgjedhjet vendore të 14 Majit”,- shprehet Gjiknuri. Partia Socialiste ka vijuar prej ditësh takimet intensive me qytetarët dhe kryetarët e bashkive, të cilët kanë prezantuar edhe te Kryeministri punët e bëra gjatë mandatit të tyre me shpresën për të marrë besimin e kryetarit të Partisë Socialite për një kandidim të dytë në krye të Bashkive respektive. Damian Gjiknuri ka zhvilluar takime të ndryshme me drejtuesit e Bashkive në Peqin, Librazhd, Cërrik e Elbasan për të parë më nga afër punën e kryer si dhe për të treguar arritjet e secilit kryetar Bashkie. Partia Socialiste ka zhvilluar edhe mbledhje në seli në lidhje me arritjet e drejtuesve të bashkive në rrethe nga ku kanë marrë direktiva, megjithëse disa emra janë deklaruar si të besuarit e Kryeministrit për një kandidaturë të re në garë përballë kandidatëve opozitarë, shumë bashki vijojnë të mos kenë një përgjigje përfundimtare për personat që do të garojnë. Në një nga mbledhjet me kryebashkiakët, kryeministri Rama u tregua ambicioz duke deklaruar për mediat në fund të takimit se synon të marrë të gjithë Bashkitë.