Agron Mema: Tek Aljosha i “Republikës ” së Sarandës

1039
Sigal

Biznesmeni Aljosha Sulaj: “ Zoti kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, në bizneset e hotelerisë në Sarandë do të hamë edhe bar, por kreditë kush do të na i paguaj?!…Flasim për ata që sa kanë filluar nga ky biznes, se unë kam 18- vjet aktivitet dhe kam akumuluar diçka, me fillestarët si do vejë halli?!…” Një portret i thjeshtë i Aljosha Sulaj mund të merret si model i investimit në industrinë turistike. Aljosha ka 18 -vite që ushtron biznesin e hotelerisë turistike në Sarandë, krahas profesionit të avokatisë në Tiranë. Fillimisht bleu një banesë dhe më pas ngriti hotel “Republika” me 170 shtretër dhe 35 dhoma akomodimi buzë shëtitores tradicionale të Sarandës.

Aljoshën kur e pyesim se pse pikërisht buzë valëve të Jonit zgjodhi këtë emër “Republika “ për biznesin e tij , ai na përgjigjet se në rradhë të parë në çdo kryeqytet të Europës ka një hotel me këtë emër, dhe Saranda është kryeqytet i turizmit, por edhe diçka tjetër më lidh me këtë emër , më lidh datëlindja ime më 11 janar, pra Ditën e Republikës Shqiptare. Kryesisht tek ky hotel vijnë turistë dhe pushues italianë, madje quhet si shtëpia e dytë e tyre në Shqipëri, pasi 90% e akomoduesëve janë italianë, ndërsa pjesa tjetër është e ndryshme. Por ky vit është me shpresa të pakta, jo vetëm nga Pandemia, ku nuk ka filluar akoma shërbimi Booking,  por edhe ndërtimi që vijon, i shëtitores. Dhe fatkeqësisht sezoni turistik në Sarandë akoma nuk ka filluar, -thotë Aljosha në kulmin e mërzitjes së tij nga situata turistike që përjeton qyteti jugor i Shqipërisë, sepse duke qenë se klientët më të shumtë janë italianë dhe akoma nuk kanë lejen e duhur edhe biznesi ynë akoma nuk ka filluar punë. Por kemi një tjetër alternativë për mos të dështuar fare këtë vit. Jemi duke bashkëpunuar me operatorët turistikë  në Tiranë duke bërë me ta edhe oferta me çmime të ulëta, gati 50% nga çmimet e vitit të kaluar në këtë periudhë, çka klientelës i del më mirë të pushojë në hotelet e Sarandës se sa në ato të Tiranës.

 

Dhe Aljosha vijon të nënvizojë pengesat që i bëhen industrisë së turizmit në Sarandë duke përmendur faktin se në Sarandë tenderat fitohen në vjeshtë, punët janë për të filluar në pranverë dhe çuditërisht, përvitë, këto punë fillojnë në stinën e verës. Kur është piku i turizmit qyteti kthehet kantier ndërtimi. Një pengesë e madhe kjo. Shikoni këtë vit ç’farë bëhet me shëtitoren. Ajo është një simbol nga më të bukuirat e Sarandës dhe vizitorët klikojnë në internet dhe kur shikojnë se nuk mund t’a bëjnë këtë shëtitje dhe t’a shijojnë këtë mrekulli, ata frenohen dhe ulet ndjeshëm numri i vizitorëve dhe turistave. Pengesë tjetër, për mendimin tim si biznesmen, janë edhe inspektorët e OSHE-së dhe Ujësjellësit si dhe shërbimet e tjera publike, si këto këtu, ashtu edhe ato inspektoriate që vijnë nga Tirana gjatë sezonit të cilat bëhen të theksuara gjatë kësaj periudhe, aq sa del ashiqare që jemi në diktatin e një shteti policor. Po ashtu edhe kontrollet bëhen në kohë të papërshtatshme. Ja t’u tregoj një rast timin:  “Kur mbaron sezoni iki në Tiranë dhe këtu e mbyll aktivitetin. Më vjen një urdhër që të vij nga Tirana në Sarandë për të hapur portën e hotelit për të parë sahatet. Si mund të kuptohet kjo,  kur objekti është i mbyllur dhe gjatë sezonit është kontrolluar  katër herë?!  Pse duhet të vija unë nga Tirana?! Mos vallë duhet të na kontrollojnë edhe në varr?!

Si këto gjëra ordinere që dëmtojnë  shumë,  ka plot.”  Duhet gjetur zgjidhja me turistët shqiptarë  nëpër trevat shqiptare  të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kjo është e vetmja zgjidhje për këtë periudhë, pra në njëfarë mënyre të ndihmojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, të qarkullojmë lekun tonë brenda për brenda, këtë na e imponojnë kushtet, pasi shpresojmë që të hapet edhe Greqia me Italinë.”