Aferat korruptive, “gjymtojnë” dhe zhvasin 95% të projekteve e fondeve të rrugëve

556
Aferat abuzive, kanë prezencën dhe përmasat e tyre të mëdha korruptive e shqetësuese deri në krim financiar edhe në sektorin e rrugëve, abuzim që ka mbërthyer projektet e rrugëve rurale. Autoriteti Rrugor Shtetëror Shqiptar, që menaxhon financiarisht e teknikisht infrastrukturën rrugore që nga projektimi, ndërtimi, rikonstruksioni, menaxhimi e deri tek mirëmbajtja e tyre fizike, po luan “poker” me disa “palë letra” mbi e nën tavolinë, me “rinovime” projektesh e fatura financiare të hartuara e fiksuara pas tenderimeve, të cilat futen e nxirren nga dosjet e tenderëve dhe kontratave fituese, përshtat pazareve që bëhen. Sipas informacioneve që kanë ardhur në Gazetën “Telegraf”, denoncohet fakti që “kupola” e rrugëve në Shqipëri, ka “’dalë në rrugë” e po shkatërron e po zhvat projektet rrugëve, sidomos të atyre nacionale ku pazaret e përfitimeve bëhen me “llokma” më të mëdha. 

Kjo kupolë shtetërore e rrugëve e cila komandon këtë institucion gjigand investimesh financiare me afro 95% fonde investime (harxhime) që shlyhen nga taksa shqiptarësh, po vazhdon të shkatërroj sistemin rrugor duke zhvatur fondet publike, jo me shqyerje kasafortash, por duke ndryshuar projektet dhe shtuar fonde financiare fiktive për punime që madje as nuk bëhen, por që shënohen në projektet dhe shtesë-fondet limit sipas “loteve” të financimit të rrugëve. Sipas denoncimeve që disponon gazeta “Telegraf”, afro 95% e e tenderëve të “rëndë” kanë kaluar në “sitën e pazareve” të “bosëve” shtetërorë që piketojnë, që shpallin, që realizojnë dhe firmosin fituesit e tenderëve të rrugëve! Çfarë ndodh konkretisht? Si inskenohen dhe finalizohen aferat me fondet dhe projektet rrugët? Shumë thjeshtë e krejt hapur, pa asnjë frikë prej shtetit dhe ligjit! P.sh., shpallet një tender ndërtimi, kompletimi, ri-kompletimi e rikonstruksioni rruge.

 Publikohet fondi limit i ndarë në “lote” dhe afate punimesh, shoqëruar me projektin që do të realizohet. Një lot e fiton një firmë, një lot një firmë tjetër, ose tenderi copëzohet qëllimisht për të pasur sa më shumë presion për afera “me pazar” përfitimi (zhvatje) sa më të lartë. pasi shpallet fituesi, nisin pazaret e dyta, me ndryshim projekti që do të thotë pakësim punimesh e madje e elementesh të rrugës, madje edhe eleminim të “veprave të artit” që janë funksionale për strukturën e rrugës dhe shërbimin ndaj komunitetit si mbikalime, nënkalime, sinjalistikë rrugore, ndriçim, standarde trashësie e sigurie rruge, materiale ndërtimi të rrugës etj., të cilët tolerohen, duke u lejuar të mos bëhen e të mos jenë sipas kërkesave në zbatimin e projektit të miratuar e të financiar të rrugës. Loja tjetër e aferave me rrugët, bëhet me fondet financiare të projektit. Pasi shpallen fituesit e tenderit të copëzuar në “lote” e pjesë fizike rruge, njëri fitues p.sh., kërkon rishikim të fondit të investimit mbi fondin e përcaktuar, me pretendimin se “nuk i dalin “llogaritë” për realizimin e krejt projektit. 

Ose, në shkëmbim (pazar) të mos miratimit të shtimit të fondit financiar, firma kërkon nga autoriteti i rrugëve, të lejohet të mos kryej të gjithë punimet me fondet që parashikon projekti i tenderuar dhe i fituar sipas ofertës së para paraqitur në konkurrim dhe më të cilën ka fituar (pranuar) të zbatoj projektin. Dhe këtu, futen në lojë palët tenderues (Autoriteti Rrugëve-Ministri) dhe fituesit e tenderëve (firmat), të cilat sipas “pazareve mirëkuptuese” mes tyre, me “letra shtesë”” që futen në dosje, vulosin e firmosin ndryshimin e projektit fizik e financiar të rrugës në ndërtim, apo rikonstruksion. Një fakt, duhet theksuar: Kjo lojë, bëhet nën mbrojtjen e ministrisë së linjës e cila miraton çdo ndryshim që “pjellin” pazaret e bëra me rrugët.
Sigal