Specialistët: “Tërmeti në Pakistan, alarm real për tërmete edhe në Shqipëri…” strukturat e shpërfillin

584
Tërmeti që ra 3 ditë më parë me epiqendër në Pakistan, po kalohet e po trajtohet nga institucionet studimore-konstatuese të specializuara e ato shtetërore shqiptare në heshtje, duke mos u vlerësuar si sinjal paralajmërues për ndonjë tërmet të mundshëm, por si një “lajm bote” krejt pa interes për Shqipërinë dhe shqiptarët. A duhet trajtuar me shpërfillje ky rast tërmeti? 

Specialistët: “Tërmeti në Pakistan, alarm real për tërmete edhe në Shqipëri…”
Në tre ditët pas tërmetit që ra në Pakistan, në redaksinë e Gazetës “Telegraf” kanë telefonuar disa specialistë të ndërtimit, sizmologjisë, gjeologjisë e hidrologjisë shqiptare, disa prej të cilëve ekspertë të fushës së gjurmimit, studimit, zbulimit dhe konstatimit të tërmeteve në territorin shqiptar. Ajo që na bëri përshtypje, ishte telefonata e njërit prej tyre, sipas të cilit tërmeti i rënë në Pakistan, rezulton se i ka “damarët” dhe bazat e tij lëkundëse e tektonike të lidhura, të shtrira e aktive deri në nëntokën dhe nën-detin shqiptar! Pyetjes së bërë prej Gazetës “Telegraf”: – Nëse kjo duhet kuptuar e konsideruar si “alarm për tërmet të mundshëm e të pritshëm edhe në Shqipëri?”, specialisti B. K, iu përgjigj: – Po, duhet kuptuar e vlerësuar si alarm jo për një, por për cikël tërmetesh të pritshëm edhe në Shqipëri, madje me pasoja! Pyetjes: – Ku mbështetet ky konkluzion i tij, për situatë e sinjal alarmi tërmetesh në Shqipëri?, specialisti iu përgjigj: – Nisur prej “sinjaleve” që po na japin përditë, rrëshqitjet e terrenit dhe fundosjet e pjesëve të sipërfaqes së tokës në disa zona të vendit, por edhe mbështetur në faktin studimor (harta strukturore tokës), që ne jemi një bazament nëntokësor e nëndetar me lëvizje tektonike të shpeshta të lidhura me rajonin e goditur 3 ditë më parë, por edhe me faktet e tërmeteve të fuqishme dhe lëkundjeve serioze sizmike që janë të shumta në Shqipëri, sidomos në 100 vitet e fundit”. shtrojmë pyetjen: pas tërmetit në Pakistan, a duhet të jemi dhe përse duhet të jemi “vigjilentë” edhe ne në Shqipëri? Ekspertët japin si argumente, realitetin që ndodh përditë me natyrën në Shqipëri. 

Sipas tyre, sinjalet për tërmete i japin faktet e sjelljes tonë barbare ndaj natyrës, të cilat bëhen nxitje për zgjimin e “tërmeteve të fjetur” që presin momentin të shpërthejnë dhe shpërthejnë, me pasojë masakra njerëzore, mjedisore, infrastrukturore e pronësore, siç ka ndodhur me shumë vende të botës me tërmete të nënvlerësuar prej agjencive më ”me tru” e më të fuqishme se sa 2-3 stacionet sizmike në Shqipëri, të mbushur me borderoxhinj partiakë, që i “zbulojnë” tërmetet vetëm kur i njoftojnë fqinjët matanë kufirit, kur u lëkundet krevati në dhomën e gjumit, apo kur u derdhet pjata e gjellës në tavolinë! 

Tërmetet nuk janë vetëm “Punë të Zotit”, por pasojë e shkatërrimit të natyrës prej nesh
Sipas specialistëve, tërmetet nuk shfaqen “befasisht”, por ato të “paralajmërojnë” që do aktivizohen, do shfaqen e do veprojnë, duke dhënë sinjale konkrete në sipërfaqen e tokës me devijimin dhe tharrjen e shtretërve të lumenjve, me krijimin e honeve në faqet e maleve, me gërryerjet e kodrinave, me fundosjen e luginave e masiveve të shkurreve, me mësymjen e detit drejt tokës, me shkëputjen e masiveve shkëmbore nga majta dhe faqet e maleve etj. Këto sinjale tërmetesh, sipas agjencive sizmike pakistaneze, ishin dhënë prej kohësh edhe në rajonin Pakistan-Afganistan-Taxhikistan, por nuk ishin vlerësuar si sinjale që ua “dërgonin” tërmetet, por si “Punë të Zotit”. Sinjale të tillë prej natyrës, janë dhënë e po jepen përditë edhe në shumë zona në Shqipëri.. Vetëm ditët e fundit, në 11 zona në Shqipëri ka pasur rrëshqitje masivesh shkëmbore, faqesh kodrinore, përmbytje, çarje e fundosje toke. Sipas burimeve të “Telegraf” marrë nga Shërbimi Sizmologjik Shqiptar, këto nuk kanë qenë “pasojë e reshjeve”, por pasoja lëkundjesh nëntokësore. Dhe po vazhdojnë lihen në heshtje, duke ia servirur komunitetit jo si “sinjale paralajmëruese” të dërguara nga tërmetet që janë zgjuar dhe do aktivizohen, por si “Punë të Zotit”! Në fakt janë pasojë ndikuese e nxitëse për tërmetet edhe e masakrës që njerëzit kanë bërë e po vazhdojnë të bëjnë ndaj natyrës me zhdukje pyjesh, me shkatërrim të shtretërve e devijim të rrjedhave të lumenjve, me rrafshim kodrash e malesh për gurore, me shfrytëzime të pa studiuara nëntokësore, me ndërtime shumëkatëshe edhe mbi rërë toka bujqësore, qëndrime këto që kanë zgjuar, do të zgjojnë e nxisin aktivizimin e tërmeteve. Nuk po themi, që tërmetet janë 100% pasojë e masakrës tonë ndaj natyrës, por po themi që ne ndihmojmë zgjimin dhe shpërthimin e tërmeteve.

 Pasojën e fenomenit të natyrës me emrin “tërmet”, mund dhe duhet ta evitojmë jo duke heshtur e fshehur rrezikun e mundshëm të shpërthimit të tërmeteve, por edhe duke vlerësuar çdo rast tërmeti që ndodh në rajon, sidomos në ato zona që kanë të konfirmuara lidhje shtresash tektonike nëntokësore me territorin e vendit tonë, si janë “damarët” tektonik të nëntokës së Pakistanit e Afganistanit, të lidhur me “damarët” dhe pllakat tektonike të nëntokës shqiptare. Shërbimi sizmologjik shqiptar p.sh., duhej t’i njoftonte shqiptarët, se tërmeti që ra në Pakistan, Afganistan e Taxhikistan ka krijuar lëkundje serioze edhe në Shqipëri dhe së është e njëjta vijë tektonike me vijën tektonik të nëntokës së territorit shqiptar. A nuk mjafton kjo lëkundje e ardhur që prej nëntokës së Pakistanit, që të merren masa informuese, sensibilizuese e mbrojtëse në Shqipëri?! A nuk mjafton ky fakt, që të detajohet një veprimtari evidentuese edhe ndaj qëndrimeve që ndihmojnë “zgjimin”, nxitjen dhe shpërthimin e tërmeteve në hartën e nëntokës shqiptare? Kur do veprohet, apo kur të na “zënë” tarracat dhe çatitë e banesave brenda, siç ka ndodhur në shumë raste tërmetesh edhe në Shqipëri? Kujtojmë rrëshqitjet e disa lagjeve në fshatrat e Elbasanit, Librazhdit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës, Vlorës e Dibrës në të cilët janë ndërtuar pallate, lagje e fshatra banimi pa studim teknik, gjeodezik e tektonik të tokës dhe për pasojë janë çarë e po rrëshqasin…
Sigal