Administrimi i Parkut të Butrintit, Meta: Është përgjegjësi e shtetit, nuk mund të heq dorë

125
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë shtypi për të folur për marrëveshjen për administrimin e parkut të Butrintit.

Kujtojmë që Meta një ditë më parë ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.

Meta gjithashtu iu drejtua me kërkesë Kuvendit për ngritjen e një Komision i Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Kreu i shtetit foli për rëndësinë që ka pozicioni i shtetit shqiptar në bordin që është ngritur për administrimin e parkut.

“Që shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi dhe që autorizon një fondacion të dedikuar ku shteti ka një formë e pozitë që nuk garanton dot rolin diktues e kontrollues sipas përgjegjësisë…nëse do të aplikojë këtë formë të re duhet të ruante të palëkundur pozitën dominuese në mënyrë të pakushtëzuar dhe të zotëronte të drejtën e vetos për të ruajtur interesin publik.

Presidenti nuk është kundër formave të bashkëpunimit shtet -privat, aq me tepër kur bëhet fjalë për Fondacionin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim (AADF)”, tha Meta.