Tiranë finalizohet operacioni “Vjeshta”: Sekuestrohen 22 doza heroinë, arrestohen 6 shtetas

521
Sigal

Gazeta Telegraf/ Finalizohet në
Tiranë operacioni “Vjeshta” ku janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas dhe
sekuestruar 22 doza heroinë. Aksioni është bërë pas një hetimi disa mujor, në
kuadër të të cilit janë arrestuar në kohë dhe vende të ndryshme i shtetasit
Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale,
“Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike; Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në
Tiranë; Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë;  Gerti Hoxha, 43 vjeç,
banues në Tiranë; Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe  Benard
Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur u
kapën në flagrancë, pasi  është bërë e mundur që t’iu faktohet aktiviteti
kriminal i shitjes së lëndës të dyshuar narkotike të llojit heroinë. Këta
shtetas, e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të
Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e
Bashkuar.

Gjithashtu janë sekuestruar në
cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit
heroinë; 10 telefona celular dhe 1 motoçikletë. Materialet procedurale iu
kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së
lëndëve narkotike në bashkëpunim”.