Siguria në punë, Dritan Ylli: Pavarësisht masave duhen më shumë investime

417
Sigal

Gazeta Telegraf/

Në kuadër të
javës evropiane të sigurisë në punë, Inspektorati ka zgjedhur të japë një
mesazh për më shumë siguri me anë të dhurimit të gjakut. Duke e vlerësuar si
një akt solidar, kreu i inspektoratit Dritan Ylli tha, se për një jetë më të
sigurt nevojiten më shumë kushte pune për punonjësit.  Secili prej nesh duhet të ketë një sens
humanizmi në punën tonë të përditshme për të siguruar jetën tonë. Ne i bëjmë
apel të gjithë sipërmarrësve privatë, që të investojnë për të garantuar jetën
dhe shëndetin e punonjësve, tha Ylli. Aksidentet me pasojë vdekjen ka pasur një
ulje të ndjeshme dhe tashmë në vende e punës me risqe të larta, jo vetëm që
janë shtuar pajisjet mbrojtëse, por edhe disa prej tyre kanë mjekun në
dispozicion.  Ne, si Inspektorat i Punës,
kemi prezantuar dhe po ndërmarrim disa aktivitete, në drejtim të rritjes së
ndërgjegjësimit për kushte më të mira pune, shtoi Ylli. Për Inspektoratin,
dhurimi i gjakut do të kthehet në një traditë të përvitshme.