Matura shtetërore 2022, dalin rezultatet e testimit në gjuhën e huaj

148
Sigal

Për të gjitha maturantët ka dalë nota e provimit për gjuhën e huaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila në një postim në rrjetet sociale thotë se pjesa më e mirë e tyre kanë shkëlqyer me notë maksimale.

Ministrja po ashtu shprehet optimiste që edhe në provimet e tjera rezultatet të jenë tepër pozitive.

“I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale.

Jam optimiste edhe për provimet e tjera dhe ju uroj shumë suksese të gjithëve!”, shkruan ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Linku i rezultateve:

http://qsha.gov.al/infos/matura_2022/d3/d3_rezultate.pdf