A ka hyrë varianti Delta i Covid në Shqipëri? Ja çfarë thotë ISHP

182
Sigal

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se pavarësisht numrit të testimeve nuk ka ende sinjale për prezencën e këtij varianti të COVID në Shqipëri.

“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i ISHP erdhi pasi më parë u raportua se dy raste të dyshuara si varianti Delta ishin zbuluar në Gjirokastër, te një studente që vinte nga Italia dhe te një banor i Përmetit.