Plazhet pa vrojtues, pushuesit të frikësuar për mbytjen në det

172
Sigal

Edhe kjo verë e dytë duket se do kalojë kështu me kulla bosh pa vrojtues në bregdetin e Vlorës. Pushues nga Vlora, të ardhur nga qytete të vendit, por dhe turistë të huaj kanë populluar plazhet por ndihen të rrezikuar pa praninë e vrojtuesve.

Shqetësimi është shtuar pas lajmeve nga Velipoja ku po u mbyt dje një pushues.
Përparim Kamberaj, trajnues i vrojtuesve të plazhit thotë se rojet edhe kur punësohen shpesh i vënë të bëjnë edhe punë të tjera duke mos qëndruar gjithë kohën në kullë.

Por sipas Kamberaj shpesh mungon edhe interesi i të rinjve për të bërë vrojtuesin e plazhit edhe pse administratorë të plazheve në bregdetin jugor kanë oferta të mira si në pagë ashtu dhe në strehim.