A do të pezullohet ecja në këmbë? Sqaron Rama

467
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ecjen e qytetarëve ne këmbë nëpër rrugët e vendit, ndërsa janë marrë vendimet për bllokimin total të qarkullimit me automjete, përjashtuar disa raste specifike.

Rama tha se njerëzit mund të dalin në këmbë, por nuk sugjeron që të shoqërohen nga persona të tjerë apo të krijojnë grupe, teksa uroi që të mos grumbullohen në Elbasan për “Ditën e Verës”.

“Nuk do të pezullohet ecja në këmbë, por nuk është e këshillueshme, nuk është e këshillueshme as ecja në grup. Njerëzit mund të dalin, të ecin, të marrin ajër të pastër, po jo me të afërm e njerëz përreth. Uroj të mos na detyroni të dalim dhe të merremi me njerëzit që kanë dalë në Elbasan për të festuar “Ditën e Verës”. Përsa u përket autobusëve të punëtorëve ku bëhet fjalë për kompanitë prodhuese. Uroj të merrni masa disinfektuese. Makinat që transportojnë ushqimore do të lëvizin lirisht, të gjitha llojet e mjeteve që kemi folur më herët, mjafton që drejtuesi i automjetit të kenë pranë timonit, se nuk jam as shofer, të ketë ketë letër ku është lista e dërguar tek adresa [email protected] tek Policia e Shteti me të dhënat përkatëse“, tha Rama.