– Shërbimet e Posta Shqiptare jo vetëm lenë për të dëshiruar, por nuk kanë ndonjë ndryshim nga ato të një familjeje hajdutërish.
– Ne i kërkojmë kryeministrit z. Edi Rama të shohë dhe vërë dorë sa më parë se si ka degraduar një nga shërbimet kryesore të shtetit
-Pse dhe si është hapur korespondenca zyrtare e imja me klientin nga Gjermania ku flitej për Dëshminë Testamentare!
-Përveçse i ambalazhuar nga kjo kompani si në kohën e qepës, nuk kishte asnjë process –verbal përse dhe si ishte hapur zarfi!
Kastriot Frashëri-avokat
Për shërbimet skandaloze të Posta Shqiptare Sh.A kurrë nuk do hesht, jo më të pranoj faktin e dëmtimit të objekteve postare që më dërgohen dhe tani së fundmi është të hapjes se korrespondencës të cilat përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose burgim deri në dy vjet. Ja çfarë parashikon neni 123 i Kodit Penal: Kryerja me dashje e veprimeve të tilla si asgjësimi, mosdorëzimi, hapja dhe leximi i letrave apo çdo korrespondencë tjetër, si dhe ndërprerja ose vënia nën kontroll, dëgjimi i bisedave telefonike, telegrafike ose i çdo mjeti tjetër telekomunikimi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer në dy vjet.
Tirana Law Office
Shërbimet e Posta Shqiptare Sh.A kemi thënë dhe herë të tjera që jo vetëm lenë për të dëshiruar, por nuk kanë ndonjë ndryshim nga ato të një familjeje hajdutërish.
Ankesa pa fund, çdo ditë, por asnjë ndryshim nuk ndodh në këtë bandë të organizuar në formën e një korporate publike, sa të vobekëtish aq edhe me vese dhe ligësi me shërbim skandaloz.
Sot po denoncojmë rastin më të fundit të hapjes së korespondencës zyrtare të avokatit, të nderuarit Kastriot Frashëri në Tirana Laë Office – Frashëri Laë Firm me klientin e tij nga Gjermania, ku objekti postar i dërguar “Letër Rekomande” për avokatin erdhi i hapur nga Gjermania. Përveçse i ambalazhuar nga kjo kompani si në kohën e qepës, lutemi që nuk ishin prekur dokumentet e dërguara në adresën tonë për regjistrimin e aktit të vdekjes dhe më pas të lëshimit të Dëshmisë Testamentare për klienten tonë të dashur.
Fakti që ky zarf shoqërohej me një tip procesverbali të mbajtur në Filialin Qendror Tranzit të Posta Shqiptare Sh. A ku thuhet se “…objekti letër ka mbritur në zyrën tonë e dëmtuar: E hapur, dhe se për çdo sqarim mund t’ju vendosim në dispozicion të gjitha materialet që ne disponojmë si proces verbalin, fotografitë nga pranuesi i punës në sektor”, nuk mund të shkarkojë nga përgjegjesia ligjore këtë subjekt për cënimin e shërbimit dhe hapjen e korrespondencës. Akte këto të rënda dhe të dënueshme nga Kodi Penal. Pyesim Drejtorinë e Posta Shqiptare përse nuk ke ndërmarrë njëkohësisht të gjitha procedurat ligjore në rastin konkret për gjetjen e fajit se ku dhe në cilin vend ka ndodhur, por jeni mjaftuar vetëm me dorëzimin formal të objektit postar marrësit? Si mund t’ju besojmë ju dhe shtetasit e këtij vendi me fjalët boshe përdorni çdo ditë si justifikim edhe në rastin konkret që “Posta Shqiptare Sh.A ju garanton siguri, korrektësi, dhe cilësi për të gjitha shërbimet e saj’. Në nenin 123 të Kodit Penal është parashikuar edhe Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës, konkretisht: “Kryerja me dashje e veprimeve të tilla si asgjësimi, mosdorëzimi, hapja dhe leximi i letrave apo çdo korrespondencë tjetër, si dhe ndërprerja ose vënia nën kontroll, dëgjimi i bisedave telefonike, telegrafike ose i çdo mjeti tjetër telekomunikimi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer në dy vjet”.
Ne i kërkojmë kryeministrit z. Edi Rama të shohë dhe vërë dorë sa më parë se si ka degraduar një nga shërbimet kryesore të shtetit, dhe të shprehet sa më parë për mjerimin e kësaj korporate të keq qeverisur!
Historia e Posta Shqiptare
Shërbimi postar në Shqipëri ka historinë e tij shekullorë i paraqitur në forma të ndryshme në etapa të ndryshme, realizuar në forma e mjetë të kohës. Ai ka filluar më thirrjet e lajmëtarëve, që kalonin nga një krahinë në tjetrën, vazhduar me tingujt e brive, daulleve deri në lëvizjen e lajmëtarëve me ditë e netë nga një krahinë në tjetrën. Element i veçantë i lajmërimeve në distancë ka qenë përdorimi i zjarreve dukë shfrytëzuar edhe relievin gjeografik, i cili krijonte mundësi realë të transmetimit të sinjaleve. Kjo është kaq e vërtetë sa dhe në ditët e sotme me gjithë mjetet modernë të komunikimit, pikat dominuese gjeografikë krijojnë mundësinë e transmetimeve elektronike. Në epokën e Skënderbeut, historiografia ka përcaktuar qartë se si Skënderbeu merrte lajmet e fitoreve apo dhe të humbjeve, se si ai lajmëronte mësymjet e ushtrisë otomanë dukë përdorur sinjalet më zjarre, nga pikat strategjikë ku ishin vendosur kryesisht kështjellat dhe kalatë. Shembja e sistemit totalitar në vitet 90, hapi një etapë të re edhe për shërbimin postar. Më gjithë gjendjen e vështirë të shërbimit postar në vitet 1990-1992, ai luajti një rol shumë të rëndësishëm në qarkullimin e mallrave nëpërmjet shërbimit kolipostar nga vendet e ndryshme. Emigrantët shqiptarë në këto vite, të vetmen rrugë komunikim për dërgimin e mallrave të ndryshme familjeve të tyre, kishin shërbimin postar duke dërguar në drejtim të Shqipërisë më mijëra pako me mallra të ndryshme. Gjatë viteve 1993-2005, shërbimi postar në vend mbijetoi me mjaft vështirësi, humbi besimin tek përdoruesit, kufizoi realizimin e shërbimeve, shërbimi bazë në gjysmën e territorit të vendit humbi rolin e tij, dukë i mohuar të drejtën e këtij shërbimi më shumë së gjysmës së popullsisë, kryesisht në zonat ruralë. Ato pak objekte postarë që qarkullonin, cilësia dhe standardët e shërbimit ishin të ulëta. Që një letër të shkonte në destinacion, i duheshin më shumë se 6 deri 8 ditë, kjo si për mungesë të mjeteve të transportit, por në mënyrë të veçantë ishte mungesa e vullnetit për realizimin e këtij shërbimi, sepse në këtë periudhë filluan të organizoheshin edhe operatorët privatë, të cilët nga dita në ditë fitonin terren ndaj Postës Shqiptare, falë edhe mungesë së rregullave në një treg tani të liberalizuar. Në fund të vitit 2005 e në vazhdim, Posta Shqiptare është përfshirë në një proces të gjerë reformimi, më pikëpamje e objektiva të qarta për t’u shndërruar në një lider të shërbimeve, mbështetur në parimet e ekonomisë së tregut, konkurrencës dhe mbrojtjes së interesave të përdoruesve, dukë funksionuar brenda tregut universal botëror më një infrastrukturë prej 660 mijë zyra postarë e mbi 5 milion punonjës që pranojnë e përpunojnë qindra miliardë objekte postarë në vit.
Sot…
Posta Shqiptare sh.a. është i vetmi operator publik postar, në tregun shqiptar i cili drejton administron dhe zhvillon rrjetin postar kombëtar, si dhe ka detyrimin për përmbushjen e shërbimeve bazë postare. Kompania siguron një gamë të gjerë shërbimesh postare dhe financiare. Deri në 2009, këto shërbime kanë arritur në 77 lloje, si shërbimet tradicionale postare (postën e letrave, kolipostën dhe shërbime të urdhërpagesave), shërbimin e shpejtë EMS, shërbime biznesi si dhe shërbime financiare (transferta të shpejta të parave, pagesat e tatim taksave, shpërndarje të pensioneve të pleqërisë, arkëtimi i faturave telefonike, të energjisë elektrike, e pagesa të tjera). Në gusht të vitit 2002 Banka e Shqipërisë, vendosi t’i japë “Posta Shqiptare“ sh.a. licensën për të ushtruar veprimtari financiare si “Subjekt financiar jo bankar”. Motoja e punës së Postës Shqiptare sh.a. është: “Ne jemi Posta Shqiptare” dhe “Gjithmonë pranë dhe në shërbimin tuaj”. A është e tillë?!




















