86 fëmijë zhduken në Shqipëri, CRCA: Janë të huaj, kanë hyrë të pashoqëruar

36
Sigal

86 fëmijë të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar të pashoqëruar përgjatë 3 viteve të fundit rezultojnë të zhdukur.

Alarmin e jep CRCA e cila gjatë raportimit mbi situatën e kontrabandimit të fëmijëve në vendin tonë bën me dije se askush nuk ka dijeni se ku janë këta fëmijë.

“Nga viti 2019 që kemi 8 fëmijë në vitin 2022 kemi 31 fëmijë dhe në total kemi 86 fëmijë, rezulton që fëmijët vijnë në tiranë që nuk është në përputhje me ligjin dhe VKM përkatëse dhe pas Tiranës rezulton se institucionet nuk janë në gjendje të thonë ku janë këta fëmijë dhe asnjë s’ka dijeni ku ndodhen”, thotë Altin Hazizaj, nga CRCA.

Raporti doli në konkluzione se në 3 vite, mbi 2000 fëmijë të huaj të shoqëruar ose jo kanë hyrë në Shqipëri, një pjesë e tyre kanë dalë, pasi vendi ynë shikohet vetëm si transit.

Këta fëmijë gjatë gjithë kohës janë në kontakt edhe me familjet e tyre dhe kontrabanduesit e tyre dhe çdo herë kalojnë një shtet, familja paguan derisa bëhet transporti në shtetin X. Në 100% të rasteve Shqipëria është vend transit për të kaluar në vende të BE”, shprehet Hazizaj.

Ajo çfarë vihet re është se kotrabanduesit janë në moshë të mitur.

Fëmijët që kanë hyrë në Shqipëri janë nga 10 vende të botës, ndërsa predominojnë shtetasit nga Iraku, Irani dhe Siria.