Dyshohet se u vetëhodh në pus, ndërron jetë 69-vjeçari në Kavajë

37
Sigal

Një 69-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur në një pus në Malin e Robit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:50. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet F. I., ka njoftuar se babai i tij, shtetasi S. I., 69 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur në pus, te mali i Robit, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.