61 vjeçari humbi jetën në minierën e Bulqizës, shoqërohen inxhinieri dhe tekniku i galerisë

201
Sigal

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 61-vjeçarit, Muharrem Plakut, i cili mbeti i bllokuar disa ditë në një nga galeritë e minierës së Bulqizës, policia, ka bërë shoqërimet e para.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat teknikun, Saba Hasani dhe inxhinierin e minierës Veli Losha.

Këta të fundit priten të japin dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe nëse janë zbatuar të gjitha rregullat e sigurimit gjatë punës në galeri.

Kujtojmë se Plaku, mbeti i bllokuar në një nga galeritë e minierës, pasi hyrja kryesore u bllokua nga inerte të shumta.

Pavarësisht punës intensive të kolegëve dhe policisë, ishte thuajse e pamundur që rruga të zhbllokohej në kohë dhe 61-vjeçari të dilte shëndoshë e mirë nga galeria.