Agron Gjekmarkaj dhe dy fytyrat e tij/ I rilinduri që shan dhe “lëpin” Bashën

410
Sigal

Si të bëhesh deputet? Analisti Agron Gjekmarkaj, ka treguar se mjafton të jesh me dy fytyra, të të pëlqejnë pazaret dhe e sheh veten në lista.

Akuzat dhe sulmet e panumërta, fyrjet e sharjet e tij në drejtim të Lulzim Bashës, përreth tre vite, patën jehonë në shtypin e shkruar.

Pothuajse çdo ditë në gazetë Gjekmarkaj  s’ linte gjë pa thënë për Lulzim Bashën, madje kritikonte ish kreun e PD-së Sali Berisha që ua la si dhuratë në krye të PD.

Me 13 Korrik 2017 në analizën e titulluar “Kthehu Sali Berisha”,  Gjekmarkaj shkruante se “Sali Berisha për 13 vjet e mbajti PD-në në pushtet dhe për 10 vjet të tjera u soll si shtet më vete pa e negociuar kurrë pozicionin e vet diktues. I bëri shumë të mira madhore Shqipërisë, sigurisht edhe dëme nga ato që nuk dalin dot kujtese sa do që t’i shtysh. Më i fundit po fillojmë të dyshojmë se është  dhurimi i trashigimisë L. Bashës. Ai i thau të gjitha bimët përreth “lules” sa të shkëlqente veç ajo, si “manushaqja” e Naim Frashërit”

 Sipas tij, kësaj radhe PD-ja e Bashës kishte shënuar risi të plotë.

 “Ajo, në asgjë nuk përputhet me historinë e vet tradicionale, madje as me veset, ndonëse s’kemi të bëjmë as me inovacion apo modernizim,  por thjesht me ndërrim letrash në hipotekë, si për të përvetësuar një pronë.

 Listat për të cilat u tha se dhanë kontribut, vetë Bashës edhe persona të familjes, biznesmenë etj. (kjo mbetet ende për t’u vërtetuar), fushata romantike ndaj Ramës e, mbi të gjitha, menaxhimi i humbjes, shfaqen para nesh një Lulzim Bashë të panjohur më parë, një tjetër që na nuk dihet kë bën me faj, ne që nuk e njohëm, apo atë që aktroi kaq bukur duke alternuar zotin  Xhek dhe doktor Haidin”, shkruante më tej Gjekmarkaj.

 

 Ky i fundit bënte thirrje për rikthim të Berishës.

 “Tani është koha që Berisha këtë revolucion demokratik ta bëjë në Partinë Demokratike për të shpëtuar pluralizmin dhe kthyer opozitën së djathtës e Shqipërisë njëkohshëm dhe menjëherë asaj një garë të vërtetë. Nëse një ditë Basha kthehet kokulur e me lot në sy si plangprishës të cilët i dalin pa vështirësi, pse jo, ta pranojë! Basha si vartës nuk duket keq.

 Come back (kthehu) Sali Berisha për të fundit herë, për pak kohë! Të presë mëshirën e Bashës apo të metaforës së Kunatit për herën tjetër nuk duhet të ketë qenë qëllimi i jetës së tij. Në këtë pikë duhet t’ia ketë zili Ibrahim Rugovës, i cili iku këso bote pa e parë krijesën e vet (LDK) të bastardhuar, forcë e tretë, të nëpërkëmbur nga “partizanët e rinj”,bënte thirrje Gjekmarkaj në analizën e tij.

Pasi e shau Lulin, Gjekmarkaj e do kryeministër

Në pak kohë, të gjitha sharjet, fyerjet dhe akuzat, për Lulzim Bashën, kunatin, Gjekmarkaj i përtypi si një i uritur kafshatën e bukës.

Ai ndryshoi “fytyrë”, dhe Basha papritur e pakujtuar e shihte kryeministër.

Në 19 Shtator 2020, në një intervistë për një të përditshme, Gjekmarkaj deklaron se ishte në krah të Bashës dhe se e mbështeste plotësisht.

Po jam i bindur që duhet mbështetur Basha sepse po na zihet fryma teksa dekori i demokracisë po na zë nën vete dhe me këdo që flas, do vetëm të ikë nga ky vend në mënyrë të pakthyeshme. Rama po i bën qytetarët të urrejnë veten dhe

cna lajme politike

 vendin. Basha është njëri prej nesh në shkollim dhe në sjelljen qytetare e familjare. Nuk kam parë tek ai shenja deliri, arrogance, divinizimi, karakteristika sundimtarësh këto. Asnjë syshkelje nuk i ka bërë botës së krimit edhe pse asaj i ka paguar çmim elektoral. Unë nuk jam njëri prej atyre që mendon se Basha do vijë në pushtet se s’ka kush ta marrë. Përkundrazi, i bindur që suksesi nuk është i përjetshëm dhe dështimi nuk është gjithmonë fatal, e shoh atë si një kandidat që po i afrohet fitores meritueshëm pas një rrugëtimi 8-vjeçar aspak të lehtë”, deklaronte Gjekmarkaj.

Sipas të njëjtit, në katër vitet e para të Opozitës e, Basha kishte forcuar profilin e pjekurisë së tij politik dhe  kishte reaguar në të bërit opozitë, duke  ndërtuar një komunikim më të prekshëm me shoqërinë.

Madje, edhe skandalet e Bashës si Ministër i cilësonte si suksese.

Folësit e Opozitës nuk duhet të kenë asnjë kompleks për ta “prezantuar” dhe “promovuar” kandidatin e tyre për Kryeministër. Stilemës së Ramës dhe ish-opozitarëve të idhnuar, prezent në mediaplanin e qeverisë “kush ta marrë Luli?”, t’i përgjigjen duke argumentuar, do ta marrë Lulzim Basha. Vendi e ka një alternativë më të mirë. Nga ai kemi edhe disa prova që duhen marrë në konsideratë. Pati tempizëm në rrugën e Kombit, ishte violinë e parë në procesin e integrimit në NATO dhe në atë të liberalizimit të vizave. Fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës me Edi Ramën, dhe eci me jo pak projekte, e aq më shumë, nuk e dëmtoi qytetin”, shprehej Gjekmarkaj./CNA.al