Stina e protestave/ Pedagogët dhe studentët protestë më 22 shkurt , opozita e bashkuar tubimin e ardhshëm kombëtar në 3 Mars

203
Sigal

Sindikata e Pedagogëve dhe Punonjësve të Universiteve ka vendosur të protestojë më 22 shkurt përpara Universitetit Politeknik të Tiranës për mospërmbushjen nga qeveria, të kërkesave me karakter ekonomik të bëra muaj më parë. “Qëllimi ynë është që studentët tanë të bëhen studiues të suksesshëm në rrugën e jetës. Qeveria po dëshmon se nuk i do studentët dhe me sa duket po e do këtë vend pa rini fare”, -tha përfaqësuesi i sindikatës, Sandër Kovaçi në një deklaratë përpara Universitetit Politeknik. “Ndaj për të ritheksuar edhe njëherë vendosmërinë tonë për plotësimin e kërkesave të profesoratit dhe të punonjësve mbështetës, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka vendosur thirrjen e një proteste dhe tubimi kombëtar universitar, ditën e mërkurë, datë 22 shkurt 2023, ora 12:00, këtu përpara Korpusit qëndror të Universitetit Politeknik. Le të jetë ky një tubim i përbashkët dhe i studentëve edhe më gjërë.”Pedagogët i nisën protestat më 5 tetor, e që nga 17 tetori që përkon me nisjen e vitit të ri akademik, shumica e tyre kanë bojkotuar edhe mësimin. Ata kanë 10 kërkesa, ku një prej tyre, kryesore është rritja e pagës me 50 %. Por qeveria ka vendosur rritjen me vetëm me 7%, ndërsa 8% duhet ta mbulojnë vetë univeristetet.

Cilat janë kërkesat e pedagogëve?

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës.

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor.

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’.

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë.

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare.

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdirencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.