60-vjeçarja tenton ti vërë flakën vetes në mes të Durrësit

277
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës.

Një grua 60-vjeçare, ka tentuar ti vërë flakën vetes, në shesin kryesor të Durrësit.

Por fatmirësisht policia ka arritur të neutralizojë gruan dhe më pas e ka shoqëruar atë në polici.

60-vjeçarja F.G., ka treguar se arsyeja e këtij vendimi të rëndë është bërë gjendja e vështirë ekonomike.

“Jemi të gjithë pa punë, nuk kemi asnjë të ardhur në shtëpi. Asnjë nuk më dëgjon, ndaj do t’i vë zjarrin vetës”, është shprehur 60-vjeçarja.

Sakaq nga njoftimi paraprak i policisë raportohet se grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej. Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.