Lleshaj iku, Veliu mund të ikë, dhuna e Ramës do të mbesë!

273
Sigal

 

Në ditën e pestë nga vrasja e 25-vjeçarit Klodjan Rasha dhe protestave të të rinjve në vend, ka vetëm një bilanc; dorëheqja me heqje e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Iku një ministër i cili kishte kohë që shprehej se pas zgjedhjeve nuk do të ishte më në krye të atij dikasteri, shtynte edhe këto muaj të mbetur, duke vegjetuar dhe krijuar ca privilegje personale, qoftë ajo edhe shëtitjet me një makinë luksi.

Në rrjetet sociale, që është edhe mundësia ku organizohen dhe njoftohen protestat, qytetarët kërkojnë shkarkimin e kreut të policisë Ardi Veliu dhe reformim të Policisë së Shtetit. Këto janë dy kërkesat e mbetura, nga tre që ishin në fillim, por “koka” e dorëhequr e ministrit Lleshaj u “shëtit” nga kryeministri Rama si “tregues i demokracisë”…

Më shumë se një herë dhe thuajse përherë, Rama ka treguar se për interesin e tij personal bën gjithçka për të mbajtur postin që ka. Ai mund të shkarkojë këdo, mund të hedhë në rrugë gjithëkënd që i duket si rrezik për pushtetin personal. Nuk është aspak çudi që Rama të largojë edhe kreun e Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Asgjë nuk humbet nga ikja e tij, sepse e ka të qartë se në shtatë vite qeverisje ai ka krijuar jo një strukturë të pavarur policore, nga polici i thjesht deri tek kapadaitë që mburren me gradat madhore. Këdo të vendosë në vendin e Veliut do jetë po a qi bindur sa ai dhe “velinjtë” e tjerë që ka pasur në krye të policisë.

Problem është kryepolici me veprimtarinë e policisë që drejton, por problem mbi problemet është vetë kryeministri, i cili sapo e ndjen se po po i lëkundet ai kulltuku i rëndë që po e mban me thonj (qofshin ato edhe të paprerë), nis shpërthimin dhe mjetin e mbrojtjes ka dhunën. Policia ka degraduar dhe kjo është bërë në mënyrë graduale. Ka shtatë vite që qeveria lufton për këtë ditë, që të ketë një polici të bindur politike, një polici pushteti dhe jo shteti.

Faktet e tregojnë çdo ditë. Sot krimi i urganizuar është i paprekur nga kjo strukturë e rendit. Kriminelët me emër gjithnjë arrijnë të ikin dhe dekonspirimi lidhet pikërisht në radhët e uniformave blu, sidomos ato drejtuese. Ndërsa për qytetarët kanë tjetër ligj. Të dhunojnë se përse nuk mban maskë. Të gjobisin dhe përçudnojnë sepse qeveria i ysht për të bërë raprezalje. Ta vendosin shkelmin në fyt edhe kur proteston paqësisht, si në rastin e Teatrit Kombëtar. Të mbysin me gaz lotsjellës edhe nëse mbron banesën tënde.

LEXO EDHE  “Ja pse opozitën nuk e dua në rrugë”, Manjani: Monizmi nuk mundet me deklarata ambasadash

E vërteta po na tregohet sheshit. Me të drejtë ish-ministri Sandër Lleshaj mori me dëshirë “pseudonimin kimiku”, kur përdori masivisht gaz lotsjellës në protestat e opozitës, duke helmuar edhe qytetarët në banesat e tyre. Po si është e mundur që edhe pas ikjes së tij dhuna policore nuk ndalet? Mos është përgjegjësia qoftë edhe në papërgjshmërinë e plotë psiqike të Ardi Veliut?

Jo, sot në policinë dhe pushtetin e dhunës nuk janë problem vetëm individët, por fryma që është injektuar prej kohësh. Shefat e komisariateve marrin më parë pëlqimin e nga grupet e organizuara kriminale, drejtorët e drejtorive janë aty me ndikimin e një deputeti, ministri apo personi afër qeverisë. Gjithçka e organizuar në mënyrë kapilare, për të mos i lënë asgjë rastesisë dhe mbytur sa më shumë frymën e një policie për qytetarët.

Ku është policimi në komunitet? Sot kryhen krime të rënda dhe të dhunuarit nuk kanë besim që të denocojnë. U uzorpohet prona, por ulin kryet sepse zaptuesi qëndron në një tavolinë me drejtuesin e policisë, apo të drejtuesve të lartë të qeverisë. Dhe në raste të tilla, pushtetit i nevojiten struktura që janë gati të lëshojnë batërdinë e dhunës në mbrojtje të një kupole që nuk është krijuar sot, por gradualisht për shtatë vite.

Në të paktën tre sektorë të rëndësishëm, siç është Grupi i Forcave Operacionale, Reparti Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, janë vendosur militantë partiak, që nën uniformën e shtetit kanë edhe qëllim mbajtjen dhe mburojën e pushtetit, që në këtë rast shitet si Rilindje.

Zgjidhja nuk është largimi i Lleshajt të shtrydhur dhe Veliut si “velinë kryeministrore”, është vetë kupola drejtuese që nën haluçinacionin e gazit lotsjellës po mbajnë me çdo mjet në duart e policisë pushtetin e tyre absolut. Rama është po këtu… Kreu është ai!Nga Boldnews.al