60-vjeçari hidhet nga kati i dytë i “Shefqet Ndroqit” / Rasti i pestë

378
Sigal

Pacientët e spitalit COVID2 në ‘Shefqet Ndroqi’ kanë kaluar një tjetër natë terrori pasi një prej të shtruarve ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë e dhomës në të cilën po trajtohet prej disa ditësh”.

Ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta pas mesnate kur 60-vjeçari Leonard Skabona ka ndërmarrë aktin fatal duke u vetëflijuar brenda mjediseve të spitalit.

Pas kësaj ngjarje të rëndë drejtoria e spitalit “Shefqet Ndroqi” ka reaguar me anë të një deklarate duke u shprehur se pacienti ka mbërritur në gjendje të renduar shëndetësore me autoambulance nga Kurbini në datën 28 Tetor.

Pas dhënies së ndihmës së parë në shërbimin e urgjencës së spitalit COVID2, pacienti është zhvendosur në një dhome në katin e dytë për të vijuar trajtimin mjekësor. Në deklaratë nuk jepen detaje për gjendjen emocionale të pacientit.  60-vjeçari është pacienti i katërt që vetëvritet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 2 prej të cilëve brenda Nëntorit.

Rasti i parë ndodhi më 13 Gusht kur 29-vjeçari Xhino Koca nga Durrësi u hodh nga kati i tretë. Në 2 Shtator të njëjtin akt e ndërmori 65-vjeçari Hasan Mira nga Klosi. Dhe në 1 Nëntor një 52-vjecar Preng Gjonaj nga Tropoja i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në 11 nëntor të njëjtin akt vetëvrasës ndërmori edhe 69-vjecar Reshat Grembi që po kurohej në spitalin Infektiv ne QSUT.