59-vjeçari vdiq në punë, familjarët denoncojnë pronarin, vëlla i ish-deputetit socialist: Manipuluan provat, gllabërojnë natën lumin Vjosa

78
Sigal

Më 19 prill, 59-vjeçari Ferdi Metushi ka ndërruar jetë në fshatin Mollaj të Ballshit, pasi mjeti i tij është rrëzuar në pikën e grumbullimit të inerteve duke e zënë poshtë. Familjarët e tij kanë deklaruar për JOQ ALBANIA, se 59-vjeçari punonte i pasiguruar për firmën “Fiam Shpk” me administrator Arben Lutaj vëllain e ish-deputetit Piro Lutaj.

Arben dhe Piro Lutaj

Sipas tyre makina me të cilën është aksidentuar Ferdi Metushi ka qenë pa dokumentacionin e duhur dhe pa kolaudim, por ish-deputeti ka ndërhyrë që vëllai të japë një deklaratë dhe të endet i lirë. Ndërkohë familjarët shtojnë se sipas ekspertizës ku pretendojnë se ka ndërhyrë ish-deputeti dhe vëllai i tii, mjeti ka dalë i rregullt por sipas tyre mjeti dy ditë pas aksidentit ka qenë pa levën e marshit dhe kjo ka sjellë më pas përmbysjen e makinës.

Pjesë nga denoncimi i bashkëshortes Ndalime Metushi:

Pershendetie Joq dhe do ju pergjerohesha qe te beje publike kete ju lutem se ju jeni nje ze i forte. Une jam e e shoqa e te ndierit Ferdi Metushi qe esht aksidentuar ne piken e grumbullimit te firmes “Fiam Shpk” me administrator Arben Lutaj vellain e ish deputetit Piro Lutaj i cili nderhyn ne cdo institucion per ta ber te pa prekeshem te vellan. Ku makina dhe pse ka qen pa dokmentacione as kualidim as siguracion dhe vendi i pikes se grumbullimit ka qen pa ndricim,ka ber qe thiesht ti marin nje deklarat dhe te endet i lir dhe pse nderroj jet nje kryefamiljar nje baba qe na ka len ne shum hall dhe ne jemi njoftuar ne 6 te mengjezit qe esht ne morg jo ne oren 1 te aksidentit

Nga ana e policis dhe prokuroris jemi nuk jemi mar ne pyetie por kur kam shkuar un qe kam ber kallzimin duke i ven ne dispozion cdo fakt per te zbardhur te verteten. Ai me njohie ka kerkuar qe pas 20 e ca ditesh ti behet konstatimi fizik nga ana e eksperteve qe mjeti esht ne rregull si nga marrshi frenat fhe makina ishte ndezur qe ne kompresorin e makinave te larta ajo shkarkohet automatikisbt dhe te fshej te verteten dhe ka nderhyr ne nje mjet te sekuestruar nga ana e policis ku un e kam te faktuar qe 2 dit pas aksidentit mjeti ka qen pa leven e marrshit qe ai esht shkakatari qe ka humbur koh dhe makina me njetro esht batuar nga pesha. Babin tim e ka siguruar diten e vdekies dhe ka kapur njeres ne drejtorin e tatimeve per ta shfaqur ne sistem qe kur prokurori i shef online del i sguruar

Por përveç faktit që Arben Lutaj dhe i vëllai Piro Lutaj po fshehin të vërtetën e ngjarjes së rëndë për familjen Metushi, familja e viktimës dëshiron të denoncojë dhe një fenomen tjetër që lidhet me dy vëllezërit. Sipas tyre Arben Lutaj me ndihmën e të vëllait nxjerr materiale nga lumi Vjosa çdo natë edhe pse Leonardo Dicaprio e mbron vazhdimisht.

Familja Metushi ka faktuar me video çdo shkelje të kryer nga Arben Lutaj dhe kërkon që institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më shpejt pasi evazionet e biznesmenit nuk janë vetëm me faturat e shitjes së materialeve por edhe pagesën e punëtorëve. Ndërkohë familjarët deklarojne se po vriten për herë të dytë pasi kjo ngjarje e rëndë po kalon në këtë mënyrë.

Pjesë tjetër nga denoncimi i familjarëve:

Ai para nje muajesh se te ndodhte aksidenti e kan flagranc qe mer materiale ne lumin vjosa dhe deklarime te fadromistit dhe te shoferit dhe i kan len ne gjendie te lir pasi ai esht i lidhur nga ana e te vellait Piro Lutaj. Dhe pas vdekies se aksidentit dy dit me pas dhe pse nderroj jet nje njeri nje prind u kish then qe ik ngarkoni naten perseri dhe keto i kam te faktuara deri diten e djeshme qe mer akoam materiale ne zon te mbrojtur.

 

Leonardo Dicaprio e mbron ne ter boten Lumin Vjos , Pirro Lutaj me te vellan e gllaberojne naten. Ju lutem qe organet kopetente Ministria e Drejtesis , Policia e Shtetit , Prokuroria te zbardhi sa me shpejt te verteten pasi po na vret per se dyti her me ka cuar dialin ne depresion dhe kak dhe friken e dialit mir burri qe me iku. Ai ben dhe evazine fiskale me faturat e shitjes se materialeve ashtu dhe me pagesen e puntoreve jan te faktuara dhe kete. Ja dhe faktet qe ngarkon naten dhe pjeset qe jan nderhyr ne nje automjet te sekuestruar