Mbajtja e maskës në ambiente të hapura? Mjeku i Infektivit jep dy arsye: Ja pse janë të dëmshme

88

Imazheristi i spitalit Infektiv, Renato Osmënaj, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se mbajtja e maskave në ambiente të hapura nuk ka asnjë vlerë mbrojtëse.

Ai shprehet se mbajtja e maskave në ambeinte të hapura ndikon shumë negativisht te personat që mund të jenë të prekur nga koronavirusi dhe janë në fazë inkubacioni apo asimptomatikë, si dhe shtojnē mundësinë e përhapjes së virusit!

Sipas tij, kjo ndodh sepse:

1- Rrisin dozën e kontaminimit në mënyrë autologe ne pamundësi të ekspiracioni 100% duke u bërë shkak për agravim të sëmundjes dhe shtim fatalitetesh.

2- Nëse këta persona mbas mbajtjes në rrugë të maskës hyjnë në ambjente të mbyllura ( bare, restorante etj) hedhin në ambjent doza më të larta sesa do të hidhnin nëse nuk do akumulonin ngarkesa false nga mbajtja e maskave në rrugë.

“Dmth mbajtja e maskave ne ambjente te hapura është totalisht e dëmshme”, shkruan Osmënaj.