Kryemadhi paralajmëron Ramën: 25 prilli do të thyejë hundët!

205
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasditen e sotme ishte në Durrës ku zhvilloi një takim me strukturat për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

E bindur te fitorja, aleatja kryesore e partisë Demokratike, kishte një paralajmërim të prerë për Edi Ramën nëse do të tentojë që të ndërhyjë në procesin zgjedhor.

“Kryeministri i degraduar dhe shpura e tij. Do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do të kërkojë për të bërë atë që ka dash të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë.

Shiu i 25 prillit do ta lajë baltën e Durrësit për të rikthyer shkëlqimin. Durrësi është më i rëndësishëm se Tirana për krijimin e vendeve të punës, por edhe influencës” tha ajo.

Edhe pse zgjedhjet duan edhe shumë muaj që të zhvillohen fushata ka nisur që prej shtatorit nga të gjitha partitë.