554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e Bashkimit Evropian që nga viti 2002

103

Numri më i lartë i pasaportave është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë. Vetëm në vitin 2021 u dhanë 32 mijë nënshtetësi, duke u renditur të tretët pas Marokut dhe Sirisë.

Sigal

Janë rreth 554 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë larguar në vite nga vendi dhe kanë arritur që të marrin një pasaportë në një nga vendet e Bashkimit Europian që nga viti 2002, sipas të dhënave që janë bërë publike në database-n e Eurostat.

Numri më i lartë i pasaportave është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë. Vetëm në vitin 2021 u dhanë 32 mijë nënshtetësi, duke u renditur të tretët pas Marokut dhe Sirisë. Ndërsa në krahasim me një vit më parë, shifra ka shënuar një rënie prej 20%. (shiko grafikun: Numri pasaportave dhënë për shtetasit shqiptarë, nga vendet e BE-së, 2002-2021).

Sipas shteteve, Italia dhe Greqia, dy destinacionet tradicionale të emigrantëve shqiptarë, sidomos në dy dekadat e para të pas viteve ’90, kryesojnë për numrin e pasaportave që kanë dhënë për shtetasit shqiptarë.

Italia ka dhënë gjithsej 274 mijë nënshtetësi për periudhën 2022-2021, ose 49% të totalit. Pesë vitet e fundit Italia ka dhënë mesatarisht 22-27 mijë nënshtetësi në vit për shtetasit shqiptarë.

Greqia ka akorduar 237 mijë, ose 42.7% të totalit. Greqia e ka ulur ndjeshëm numrin e nënshtetësive vitet e fundit, duke dhënë vetëm 7.7 mijë në vitin 2021, nga 29 mijë në 2017-n.

E treta është Mbretëria e Bashkuar, me rreth 12 mijë (2.7%), por të dhënat për këtë shtet raportohen deri në vitin 2019.