47 vjeçari humb jetën në Tiranë, ra në kontakt me rrymën elektrike

172
Sigal

Një tjetër ngjarje e rëndë e ngjashme është shënuar gjatë ditës së sotme, pas asaj të ndodhur në fshatin Mishtërë të Klosit ku një 35 vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën ndërsa po rregullonte një prizë në banesë.

Një 47 vjeçar ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Fitnete Rexha’ në kryeqytet.

Viktima është identifikuar si I. Xh dhe mendohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.