36-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e gjyshes mohon akuzat: Lojë e babait

161
foto ilustruese
Sigal

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka lënë në “arrest me burg” 36-vjeçarin Saimir Meçani, i akuzuar për dhunim dhe përdhunim të gjyshes 89-vjeçare, ngjarje që dyshohet se ka ndodhur në fshatin Grabian.

Gjyqtarja Esmeralda Ceka miratoi kërkesën e prokurorit Skënder Mestani duke e lënë në “burg pa afat” deri në përfundim të hetimeve.

Sipas të akuzuarit, ai nuk ka kryer asgjë nga ato që akuzohet, ndërsa thotë se gjithçka është lojë e babait.

Meçani u prangos dy ditë më parë nga policia e Divjakës, e cila ndaj tij ngriti dy akuza. 36 vjeçari rrezikon 12 vite burg, ndërsa 89-vjeçarja e dhunuar u transportua në spital.

Komunikimi i Meçanit me gazetarët:

GazetariJe i pafajshëm ti?

I akuzuariJa do shikohet ajo

Gazetari: A ke kryer marrëdhënie me gjyshen?

I akuzuariÇa muhabeti është ai. S’marr vesh. Nuk kuptoj

Gazetari: E ke përdhunuar gjyshen ti?

I akuzuariGjallë në botë jo.

Gazetari: Nuk e ke kryer përdhunimin?

I akuzuariJo. Do shikohet pas 5 ditësh.

Gazetari: Pse të akuzon babai?

I akuzuariAkuzon babai?! Nuk akuzoi atë ditë ai. Të nesërmen vajti atje. Pse nuk tha ai atë ditë?

GazetariÇfarë të thoshte?

I akuzuariTë thoshte atë. Që atë ditë. Të shkonte që atë ditë atje…

GazetarjaPo pse duhet ta bëjë babai një gjë të tillë? Ai është babai juaj biologjik?

I akuzuariAi është babai im. Qysh i vogël më vuri baba tjetër. Qysh i vogël nuk më donte. Do të më shesë edhe tokat.

GazetarjaPo nënën kush e ka dhunuar?

I akuzuari: Nuk e di. Ai edhe plakën time e la ai. Edhe plakën time e la. Bëheshe xheloz te plaka ime. Plaka ime 60 vjeçe…

GazetariPo në Greqi për çfarë je dënuar?

I akuzuari: Nuk jam dënuar

GazetariPër çfarë je arrestuar?

I akuzuari: Për “apellas” se isha pa letra

GazetariPër përdhunim? Ke dhunuar kushërirën tënde?

I akuzuariJo. Nuk është e vërtetë.