Prof.Dr. Tritan Shehu : Rama rrezik per te ardhmen tone Kombetare e te Rajonit !

144
Sigal

Strategjia e Rames eshte ta largoje Shqiperine nga Europa e Perendimit per te na degdisur larg demokracive, te cilat e kane shpallur “Non grata”, pikerisht sepse ai ka shkelur rende ato parime te medha mbi te cilat mbeshteten lirite, vlerat, progresi, dinjtetit qytetar e njerezor.
Edhe sulmet e ofendimet e sotme ndaj Koordinatorit te PE me nje gjuhe te pa tolerueshme e provokative, qe jane ne vazhden u atyre ndaj perfaqesueseve te vendeve te BE, te ShBA e Brukselit vete, te shoqeruara me qendrime e pozicione te tij domethenese politike, e konfirmojne kete!
Tentativa e agresione te qellimshme e dashakeqe keto, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, objektivat madhore te integrimit europian, te pa tjetersueshme e te vetmet per shqiptaret e Rajonin.
Pra Shqiperia e shqiptaret kudo ku ndodhen per pasoje jane perseri sot perballe rreziqeve te medha, qe disa here na kane shoqeruar me reperkusione tejet te dhimbeshme ne historine tone, largimin nga Familja jone Europiane e Perendimi.
Fatmiresisht afer nesh tashti eshte 25 Prilli, mundesia e madhe per te na shpetuar nga kjo fatkeqesi kombetare qe na kanoset dhe vendosur perseri ne shinat e demokracise, lirive, zhvillimit e integrimit europian.
Prandaj ky 25 Prill ka po ate peshe, rendesi, pasoja mbi te sotmen e te ardhmen tone jo vetem si Shqiperi, ashtu si kishte e realizoi 22 Marsi i 1992.
Prandaj me 25 Prill shqiptaret do te zgjedhin te “ardhmen”, duke i thene “Jo” perseritjes se tragjedive historike.